I vunë tritol në banesë, FIFA në krah të Dukës, Infantino: Futbolli ndërkombëtar ju mbështet

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka reaguar pas shpërthimit me tritol në derën e shtëpisë së kreut të FSHF Armand Duka më 25 janar 2022.

Në një letër të bërë publike ai ka shprehur të gjithë mbështetjen e solidarizimin e tij dhe të komunitetit të futbollit ndërkombëtar Dukën

Në letër ai thotë se është shokuar nga kjo ngjarje ndërsa shton se Duka në këto momente të vështira për të dhe familjen e tij ka të gjithë mbështetjen e futbollit ndërkombëtar.

I dashur President

Mësova me tronditje të madhe dhe trishtim të thellë për sulmin e tmerrshëm në shtëpinë tuaj të hënën në mbrëmje.

Në emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, dëshiroj të shpreh mbështetjen tonë më të sinqertë për ju dhe familjen tuaj. Mendimet tona janë me ju të gjithë në këtë moment të vështirë.

Shpresojmë që ky mesazh solidariteti dhe mbështetjeje të mund t’ju ndihmojë në këtë moment të vështirë.

I juaj sinqerisht.

I vunë tritol në banesë, FIFA në krah të Dukës,