FSHF jep 'OK', ndeshja Skënderbeu-Teuta do të luhet edhe pse kanë ngrirë dushet
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 27 Janar 2022, 14:14
Ndeshja e kupës mes Skënderbeut dhe Teutës u vendos të luhet. Ka qënë i deleguari i FSHF, Uvil Zaimi, që pasi ka komunikuar me shefat e sektorit të garës dhe me zyrtarë të dy ekipet kanë vendosur që takimi të fillojë normalisht në orën 14:20.
Shkak për shtyrjen e ndeshjes për gati 30 minuta është bërë një problem me dushet e stadiumit Skënderbeu, dushe që për shkak të temperaturave të ulëta i gjithë sistemi i ujit ka ngrirë.
Në momentet e para u fol për shtyrje të takimit të kupës ndërkohë që burime thanë se durrsakët e kanë kërkuar ndeshjen edhe në tavolinë për mos përmbushje të masave të zhvillimit të ndeshjes.
Ndërhyrja e sektorit të garave ka vendosur që mdeshja të luhet dhe Teuta dushin pas ndeshjes ta bëjë në hotelin ku ishin akomoduar.

