Vendos drama e penalltive, Salah dhe Egjipti në çerekfinalen e Kupës së Afrikës (Video)

Një finale e parakohshme mund ta themi u luajt në 1/8 e Kupës së Afrikës. Në njërën anë Bregu i Fildishtë me Kessie, Pepe dhe Haller e në anën tjetër Salah me Elneny dhe u desh të luhej 120 minuta futboll për të nxjerrë një fitues.

Asnjë gol i shënuar në duelin mes dy skuadrave favorite për trofeun e madh por duhet pranuar se Bregu humbi një nga lojtarët më të mirë, Kessie për shkak dëmtimi.

Ndeshja ishte shumë e tensionuar, me shumë emocione dhe të dyja ekipet paten shanse teksa me lojë dominoi Bregu i Fildishtë.

Gjithsesi vetëm me penallti u vendos fituesi dhe për yjet e Bregut të Fildishtë ishte në dramë pasi mbrojtësi i Man. United, Bailey humbi penalltinë që penalizoi ekipin ndërsa Salah shënoi atë deçiziv për ta mbyllur 5-4.

Tashmë në çerekfinale, Egjipti do të përballet me Marokun./Ora News/.