Xavi lë “thatë” Conten, i rrëmben Adama Traore në merkato
Barcelona e ka bërë një goditje në merkato teksa ka afruar Ferran Torres nga Man, City por sot katalanati me një lëvizje surprizë kanë bërë një goditje që i ka habitur të gjithë.
Madje aq surprizë është saqë edhe te Tottenham nuk e kuptuan se kur Barça nisi dhe mbylli bisedimet për këtë transferim.
Po flasim për Adama Traore, sulmuesin e Wolverhamton i cili shihej prej kohësh si një objektiv i Tottenham dhe Spursat po negocionin për ta afruar si goditje që do të kënaqte një prej dëshirave të Contes në merkato.
Por sot, siç mësohet erdhi dhe surpriza e madhe teksa Adama Traore do të veshë fanellën e Barcelonës. Një goditje impresionuese, negociata të fshehta që kanë mbyllur për pak orë transferimin e sulmuesit në formë huazimi deri në fund të sezonit aktual.
Për Barcelonën nuk do të ketë kosto për pagën pasi do të jetë e ulët pjesa që do të mbulojë ndërsa palët ende po zgjidhin nëse mundësia e blerjes të jetë e detyruar apo me mundësi zgjedhjeje. Një gjë është e sigurtë, Traore ka zgjedhur Barcelonën, Conte mbetet thatë./Ora News/.
