Mehmeti: E mora Partizanin me probleme. Shkëmbi: Më mirë të luhet me një ndeshje

Për trajnerin e Partizanit, Dritan Mehmeti, ekipi i tij ishte më kërkues dhe bëri më mirën në fushë për të fituar por pranoi se nuk ka shumë alternative në sulm. Ai tha se ka marrë në dorëzim një ekip me probleme duke garantuar se do të jape maksimumin.

“Duke pasur parasysh 90 minutat, mendoj se ishim më shumë kërkues se Dinamo. Pjesën e dytë kemi qenë në gjysmë fushën e tyre. Në momentin që e kam marrë skuadrën, ka pasur probleme. Jam pjesë e familjes dhe jam mundur të jap maksimumin. Kam kënaqësi të jem trajneri i Partizanit. Do jap më të mirët. Skuadra përsa i përket lojës po del në filozofinë e Partizanit. Duke synuar t ja imponojë lojën kundërshtarit. Po rritemi por duhet të jemi më të kthjellët në zonën e 16 metërshave. Për mënyrën sesi luante kundërshtari e s’postova Malajn në qendër jo në rolin e tij natyral sepse nuk kemi alternativa”, u shpreh Dritan Mehmeti.

Te “nëndetësja blu”, trajneri Shkëmbi vlerëson skuadrën dhe mendon se ekipi po tregon më shumë karakter. Ai deklaroi se ndeshje të tilla të Kupës do të ishte më mirë të luheshin me një ndeshje.

 

“Ishte në pak ditë është ndeshja e tretë që luajmë. Kjo u pa dhe në fushë, gjendja fizike e jona ra, u ndje lodhja. Nuk u duk ndeshje e kotë. Edhe ne edhe Partizani nuk e çonim ndërmend që sot të  kualifikoheshim. Llogaritë ishin bërë për 2 ndeshje. E quaj provë pozitive, duke pasur parasysh problemet që kemi dhe lojtarët e sëmurë dhe të dëmtuar.

Skuadra është rritur shumë në karakter dhe cilësi. Do të jetë skuadër ndryshe kur Rexhinaldo, Lilaj dhe Denison do të jenë në 100%.

Dy ndeshje në Kupë ? Për tifozët është më mirë me 1 ndeshje, ndoshta edhe për lojtarët, nuk e kemi ne në dorë, jemi të detyruar të luajmë. Me një ndeshje do të ishte OK, mendoj unë, do të vinin dhe më shumë tifozë. Na duhet ndonjë përforcim, të gjithë po bëjmë maksimumin për të gjetur lojtarët e duhur për të na ndihmuar. Deri në minutën e fundit besoj do të ketë ndonjë afrim, e kemi shumë të nevojshme”, deklaroi trajneri dinamovit./Ora News/.