Përmbysje epike e Atletico Madrid ndaj Valencias. Simeone del nga kriza. Shihni golat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2022, 23:08
Kampionët në fuqi të Spanjës shmangin një humbje katastrofike në La Liga. Teksa kanë humbur 5 ndeshje në 8 takimet e fundit, një tjetër disfatë do të shkaktonte tërmet te “los colchoneros” dhe sonte ja arritën ta shmangin.
Në duelin ndaj Valencias në “Wanda Metropolitana”, Atletico vinte pas eliminimit në Kupë dhe në Superkupë ndaj dhe duhej një reagim i forte që ndodhi në 45 minuta sepse në 45 minutat e para pësuan 2 gola nga Musah dhe Duro.
Fraksioni i dytë ishte spektakolar dhe në 64’ Cunha rihapi ndeshjen ndërsa në vetëm 2 minuta të shtesës Angel Correa dhe Mario Hermoso kthyen rezultatin me një fitore 3-2.
Ky sukses e konfirmon ekipin e Simeones në vendin e katërt, në një garë shumë të forte për Europën në La Liga./Ora News/.
