Betis forcë e tretë në La Liga, dominon Espanyolin e Bares (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2022, 22:59
Real Betis tashmë nuk është surprizë. Prej vitesh nuk shihej një ecuri e tillë e andaluzëve që nën drehjtimin e Pellegrinit po luftojnë për anën e sipërme të tabelës. Sonte Betis mundi një ekip të fortë në shtëpi si Espanyoli me një rezultat bindës 4-1.
Të udhëhequr nga një goleador këtë sezon si Borja Iglesias miqtë dominuan takimin teksa Keidi Bare ishte në stol dhe u fut pas minutës së 65 në fushë.
Borja Iglesias shënoi 2 herë ndërsa Rodriguez dhe Willian Jose kompletuan pokerin me De Tomas që shënoi golin e nderit për vendasit.
Me këtë fitore, Betis konfirmohet forcë e tretë në La Liga me 40 pikë, 9 me pak se Reali kryesues./Ora News/.
