Ankth te PSG, aksidentohet me makinë Mbappe. Përfundon në spital
Një lajm që ka shqetesuar shumë Paris Saint Germain ka mbërritur këtë pasdite.
Ethan Mbappe, vëllai i vogël i Kylian Mbappe është përplasur me makinë duke u aksidentuar në rrugët e kryqytetit francez.
Siç mësohet, lojtari 15-vjeçar, gjithashtu i Paris Saint Germain, ishte pasagjer në Rang Roverin e drejtuar nga një tjetër person teksa u aksidentua në Saint-Germain-en-Laye, jo shumë larg qendrës stërvitore të ekipit të yjeve.
Vetë klubi parizien konfirmoi se Ethan Mbappe fatmirësisht nuk pësoi dëme serioze edhe pse makina u rrotullua disa herë jashtë rruge.
Mësohet se një mjet tjetër nga pas ka goditur makinën ku ndodhej vëllai i yllit të PSG dhe se ai ishte në gjendje të dehur dhe i ndaluar nga policia.
Lojtari i ekipit të të rinjve të PSG po i nënshtrohet analizeve të metejshme dhe në spital ka shkuar edhe Kylian tepër i shqetësuar./Ora News/.
