Brdariç: Duhet analizë, disa lojtarë e morën lehtë. Ramadani përgëzon lojtarët
Për të katërtën herë Vllaznia u ndal në barazim në Superiore dhe për trajnerin Brdariç problem i madh është mungesa e efikasitetit. Në fund të takimit me Egnatian, trajneri Brdariç u shpreh tepër i zhgënjyer teksa tha se ka nevojë për një analizë të thellë.
“Së pari është e rëndësishme që të analizojmë ndeshjen dhe të mos gjejmë alibi. Nuk e kuptoj pse në pjesën e parë ishim të ngadaltë, kishim mundësi për të shënuar, por nuk arritëm dot ta bënim. Pësuam gol dhe sot kishim mungesë efikasiteti e kjo na penalizoi. E rëndësishme është që të jesh i bindur para ndeshjes dhe unë këtë ndjesi e kisha, por më pas skuadra ishte në vështirësi përballë Egnatias që bëri një paraqitje të mirë dhe ne çaluam. Rastet e humbura? Duhet të pyesim Aralicën që nuk shënoi dhe Adilin te momenti i golit. Mendoj se në çdo ndeshje duhet të kemi përqendrim maksimal dhe në pjesën e parë nuk e pashë këtë gjë nga disa lojtarë. Disa lojtarë e kishin marrë lehtë, por përballja me Egnatian nuk është asnjëherë e lehtë.
Një sulmue në merkato ? Jemi të zhgënjyer që nuk shënojmë rastet që krijojmë. Kemi pasur mungesë golash dhe sulmuesit nuk po shënojnë. Do të flasim me drejtuesit në ditët e ardhshme dhe më pas do të sihikojmë”, deklaroi trajneri i Vllaznisë.
Në anën tjetër, nuk munguan përgëzimet dhe fjalët e mira nga Zekirija Ramadani për barazimin në Shkodër megjithëse nuk munguan edhe kritikat gjithashtu.
“Rasti i artë për golin e dytë ishte shumë e rëndë, më pas prisnim se kur do të na ndëshkonte kundërshtari. Xhekson humbni një rast flagrant ballë për ballë me portierin. Unë e përkrah maksimalisht për paraqitjen e tij. Duhet të jemi të kënaqur me angazhimin e skuadrës dhe luftën sportive. Na motivuan deklaratat e kundërshtarëve. Kjo na jep një dritë jeshile për lojën që duhet të bëjmë. Jemi më të rrezikshëm kur elënë kundërshtarin të luajë. Duhet mos dalim nga stili i lojës.
Merkato ? Jemi në bisedime me 2 futbollistë, ndoshta dhe i treti mund të na bashkëngjitet. Nesër do të marrim përgjigje. Nuk e kemi mbyllur merkaton", theksoi trajneri i ekipit rrogozhinas, Ramadani./Ora News/.
