E akuzojnë prej kohësh. Greenwood nuk pason, Ronaldo tërbohet (Video)

Mason Greenwood është vënë në shënjestër nga tifozët e Man. United. Këtë sezon ai ka shënuar 6 gola me “djajtë e kuq” por tifozët duket se kanë vënë re shpesh në shumë ndeshje se djaloshi i skuadrës nuk pason dhe injoron Cristiano Ronaldon.

Disa javë më parë një lajm i tillë u përfol shumë por nuk kishte “prova” të mjaftueshme por sot sulmuesi anglez është kapur mat me foto dhe video.

Në ndeshjen e fituar me West Ham, Greenwood duket në një aksion plotësisht i lirë për të dhënë topin te Ronaldo që ishte i vetëm por ai preferoi të gjuante.

Veprimi egoist i tij tërboi Ronaldon por edhe tifozët pas ndeshjes e kanë shënjestruar dhe vetëm fakti që ekipi fitoi në fund ndoshta e la disi në hije këtë çështje pasi me një rezultat tjetër do të bëhej viktimë e sulmeve të mëdha./Ora News/.