Dortmundi harron Kupën, fiton me goleadë dhe kalon presionin te Bayerni (Video)

Pas dëshpërimit nga eliminimi në Kupën e Gjermanisë, Borussia Dortmund rigjen fitoren edhe pse me vështirësi në kampionat. Skuadra e Rose rinis duelin e titullit me Bayernin teksa mposhti 3-2 në transfertë një skuadër tepër të vështirë si Hoffenheim i vendit të katërt.

Suksesi nisi me një gol të Haaland në 6’ teksa Kramariç barazoi në pjesën e pare 1-1. Pjesa e dytë ishte më emocionuese me 3 gola, Reus në 58’ dhe një autogol i japin avantazhin 3-1 por Rutter hap ndeshjen në 77’ duke i bërë minutat e fundit dramatike. Me gjithë rastet e krijuara, Dortmundi merr maksimumin me një fitore që e çon vetëm 3 pikë larg Bayern Munchen.


Në sfidat e tjera, Leverkusen mori një fitore tenistike 5-1 ndaj Augsburg që e konfirmon në vend të tretë ndërsa Gladbach vijon në krizë të thellë me humbjen e radhës 1-2 në shtëpi me Union Berlin. Greuther mundi 2-1 Mainz ndërsa Freiburg mposhti 2-0 Stuttgart./Ora News/.