Sulejman Mema: E vërteta e fotos dhe kërcënimet që mora nga Erion Veliaj
Foto e publikuar nga Erion Veliaj me një nga emblemat e futbollit të Tiranës dhe të Shqipërisë, Sulejman Mema vetëm pak orë pasi ky i fundit e kishte çuar Bashkinë në FIFA vijojnë të bëjnë zhurmë të madhe.
Akuza ndaj Erion Veliajt dhe Bashkisë Tiranë në letër është e qartë, shantazhim, kërcënim ndaj anëtarëve të kësaj shoqate.
Sot me zë dhe figure, vetë Sulejman Mema në një intervistë për SuperSport ka sqaruar njëherë e mirë se çfarë ka ndodhur në atë takim me kryetarin e Bashkisë së kryeqytetit dhe se ai i qëndron gjithmonë strikt letrës qe ka dërguar në FIFA për ndërhyrjet dhe kërcënimet ndaj anëtarëve të Shoqatës. Ai zbuloi edhe mënyrën sesi u shkrep ajo foto.
"Dje më nisi një mesazh për ta takuar, shkova e takova normalisht se është kryetari i bashkisë. Në bisedë e sipër, sa hymë tek dera, normalisht foton e çastit që e bën Muzaka që është drejtori i bashkisë së Tiranës, u ulëm të bisedojmë për probleme normale. I thashë zoti kryetar unë e di që më keni thirrur për zgjedhjet, më tha "jo". I thashë për çfarë kam ardhur?" tha Mema.
"Për një letër që keni dërguar në FIFA," tha Veliaj.
Mirëpo Mema teksa konfirmoi edhe një herë se ai mbetet në krye të Shoqatës së Tiranës ndryshe nga sa e raportoi Erion Veliaj në statusin e tij.
"Po dhe jam koshient për atë që kam bërë sepse ankesat kanë ardhur në Federatë. Unë duhet të mbroj dhe institucionin e Federatës dhe shoqatës ku bëj pjesë. Shikoj që ka ndërhyrje nga bisedat që kam bërë me njerëzit. Po do i thoja që të rrinin sa më larg, këto zgjedhje të jenë sa më të pastra, sa më të mira sepse po ndërhynë do të jetë në disavantazh të futbollit. Them që do ndikojë negativisht te ne. Madje kur zoti Veliaj më tha që do t'i çoj në prokurori, më tha do shkoj i gatshëm atje. Në Prokurori për problemin që nuk i kam takuar këta njerëz që kanë deponuar atje në Federatë. Nuk e di, kjo është situata që kemi. Çdo thirrje që mund të bëjë kryetari i bashkisë dhe cilido tjetër jam i gatshëm të shkoj dhe t'i them kush është realiteti i shoqatës," tha Mema.