Skena të çuditshme, droni ndërpret ndeshjen në Premier League. Shihni pamjet

Droni më i famshëm në historinë e futbollit deri më sot është ai i Beogradit në ndeshjen Serbi-Shqipëri që shkaktoi një kaos në fushën e lojës dhe dhunë ndaj lojtarëve kuqezi. Gjithsesi deri më sot nuk ka patur probleme të përmasave të Beogradit edhe pse shpesh dronët nuk mungojnë në futboll.

 

Sot një dron shkaktoi skena të çuditshme dhe ndërprerje të ndeshjes për plot 20 minuta në Premier League në ndeshjen Brentford-Wolverhampton.


Për 20 minuta droni qëndroi mbi stadiumin me tifozë të mbushur dhe arbitri ndërpreu ndeshjen. Arsyeja është e qartë, çështja e sigurisë për lojtarët në fushë shtyu arbitrin në ndërprerjen e gjatë e më pas ndeshja rinisi me shumë minuta shtesë.

Sigurisht do të ketë një hetim dhe ndoshta dhe përgjegjësit do të gjenden./Ora News/.