Video/ Edhe në Premier League ikin dritat, Rashica fundos Watfordin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2022, 23:09
Në Premier League nisi java e 22-të me një duel mbijetese. Në Londër, Watfordi i Ranierit priste Norwich, rivalin direkt ndaj të cilëve luftojnë për të mbijetuar dhe rezultati ishte katastrofik për vendasit.
Jo vetëm kaq por në një stadium në mes të Londrës si “Vicarage Road” mund të ketë probleme me energjnë elektrike teksa në 60’ stadium mbeti në gjysmë errësirë.
Ndeshja u ndërpre për disa minuta dhe me një rikthim të pjesshëm të energisë, jo të plotë, u vendos rinisja e takimit teksa dueli përfundoi 2-0 për miqtë.
Milot Rashica ishte protagonist pasi me asistin e tij në golin e dytë, vulosi dhe rezultatin e ndeshjes teksa Watfordi tashmë është në zonën e rënies./Ora News/.
