Josa: Rrezikuam fitoren në fund. Martini: Teuta ka forcën për t’u ringritur

Laçi është vetëm 3 pikë larg Tiranës pas fitores me Teutën por trajneri Josa mbetet gjithnjë me këmbë në tokë. Ai tha se ekipi bëri mirë e në disa momente u përgjumë duke rrezikuar edhe 3 pikët në Rrozhinë.

 

“Teuta kishte strategji për të na kapur në presing kur topi ishte i ndaluar. Sidomos në gjysmëfushën tone. Skuadra reagoi, por ishim edhe me fat. Shënuam në një moment shumë deciziv. Në qoftë se pjesa e parë do të mbaronte 1-0 tensioni do të ishte më i madh. Duhet të  kemi respekt për ekipet kundërshtare. Edhe ata luajnë futboll. Nuk duhet të bëjmë faulle të panevojshme. Teuta na rrezikoi nga faulle standarde. Shtylla dhe rasti tjetër flagrant. Nuk duhet të bëjmë faulle kur lojtarët janë me shpinë. Golat më shijojnë të gjithë njësoj. Janë momentet ato që  të bëjnë të lumtur, kur pastrohet ndeshja. Lushkja dhe lojtarë të tjerë janë pjestarë të skuadrës. Uroj që djali sa më shpejt të stabilizohet, por ai është i përqendruar këtu”, u shpreh trajneri i kurbinasve.

 

Në Rrogozhinë ndërkohë, Teuta pësoi humbjen e katërt radhazi, një krizë që po rëndon shumë te kampionët në fuqi. Trajneri Edi Martini u shpreh i mërzitur për humbjen e radhës por pranoi se ka besim te ekipi se mund të ringrihet.

 

“Ishe një pjesë të parë shumë e mirë, por është  e pafalshme sesi e pësuam golin me goditje dënimit E zbehi moralin e ekipit. Ishte dhe ngarkesa psikologjike sepse na duhen pikët. Nuk ja dolëm. Mungesat bëjnë punët e tyre, Ivanoviç dhe Xhekson janë lojtar që besojmë shumë, të dy janë të dëmtuar. Gjithsesi nuk mund të them që mbrojtja luajti keq këtë ndeshje, por kështu është futbolli. Janë momente që duhet ti jap zemër çdo lojtari sesa ti dëmtoj në atë drejtim. Kemi pasur ndeshje që kemi luajtur mirë por ka qenë fati kundra nesh, por mendoj që ekipi ka forcën dhe cilësinë që të ngrihet në tabelë. Kam besim që do ecim përpara pavarësisht që gjendja nuk është e mirë me pikët”, deklaroi trajneri i kampionëve në fuqi./Ora News/.