Interi shpëton në fund “San Siro”, mposht mes drithërimave Venezian. Shihni golat

Përpara një jave pushim, ishte shumë e rëndësishme që Interi të fitonte ndaj Venezias. Edhe pse një rival i lehtë në letër, zikaltërit hasën në një kundërshtar shumë të fortë që për pak u mori një pike kampionëve në fuqi.

Në fakt dukej një Inter i lodhur fizikisht, jo në nivelet që kemi pare javët e fundit edhe pse dominimi ishte total për skuadrën e Inzaghit që u ndëshkua në 19’ nga Henry duke “ngrirë” San Siron.

Pak para se të mbyllej pjesa e parë, Nicolo Barella vuri barazpeshën me një gol në zone në 44’ teksa fraksioni i dytë ishte një vuajtje më vete.

Venezia mbyllet mirë në mbrojtje por vetëm në 89’, Edin Dzeko me kokë pas një krosimi nga Dumfries shpëton zikaltërit duke shënuar golin e fitores. Një sukses shumë i rëndësishëm që e mban në krye të renditjes dhe në pritje të duelit Milan-Juventus./Ora News/.