Marash Kumbullaaaa. Një tjetër gol kuqezi, shënon të parën me Romën (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2022, 21:46
Është mesjavë por duket shumë pozitive për lojtarët tanë kuqezinj. Marash Kumbulla ka gjetur golin e parë me fanellën e Romës këtë sezon dhe i konfirmuar si titullar nga Mourinho ja shpërblen më së miri.
Mbrojtësi kuqezi shënoi golin e barazimit ndaj Lecces në Kupë ku për miqtë luan një tjetër kuqezi, Kastriot Dermaku.
Gjithsesi, Kumbulla korrigjoi me këtë gol edhe një gabim në golin e pësuar por ajo që vlen është goli dhe forma e mirë që po kalon./Ora News/.
