Man. United fiton duelin e Championsit, Rashford i jep 3 pikë në frymën e fundit (Video)
Premier League tregon edhe njëherë se është një nga ligat më të forta në botë. Në dy javë situata për një skuadër mund të ndryshojë menjëherë dhe për Man. United pas dy fitoreve vendi i katërt kalon në anën e tyre.
“Djajtë e kuq” luajtën ndaj një rivali direkt për zonën Champions, West Ham që po bën jashtëzakonisht mirë këtë vit dhe ndryshe nga goleada e pritur, sfida u mbyll me vetëm një gol, dhe ai i shënuar në sekondat e fundit.
Padyshim që emocionet nuk munguan por pati shumë ekuilibër por edhe frikë për të mos humbur një ndeshje të tillë e cila u zgjidh me eksperiencë nga Ronaldo që nisi aksionin e përfundoi me asistin e Cavanit për Rashford. 1-0 dhe Man. United në vend të katërt.
Në sfidën tjetër të pasdites, Leeds i Bielsas humbi një tjetër ndeshje direkt, për mbijetesën me Newcastle që fitoi 1-0 falë golit të Sheley në 74’./Ora News/.
