Harrojeni Superligën, Championsi i ri mbush arkat e klubeve me miliarda

UEFA bëri një premtim për të harruar projektin e Superligës së Europës. Presidenti Ceferin tha se formati i ri i Champions League do të jetë shumë më i mirë nga ana ekonomike për klubet e Europës dhe duket se do ta mbajë fjalën.

UEFA parashikon një rritje të ndjeshme të të ardhurave nga televizioni dhe të drejtat komerciale për formatin e ri të Champions League e cila do të fillojë në vitin 2024. Kjo është raportuar nga gazeta prestigjoze The Times, e cila thekson se si organi drejtues i futbollit evropian pret një rritje prej 40% të të ardhurace duke sjellë në total një shumë marramendëse mbi 5 miliardë euro në vit.

 

UEFA mori oferta të drejtpërdrejta nga katër agjenci për të shitur të drejtat në emër të saj në mbarë botën dhe pret që të ardhurat të rriten ndjeshëm nga 3.6 miliardë euro që janë aktuakisht. E përkthyer ndryshe, janë miliarda euro më shumë që do t'u shpërndahen klubeve që marrin pjesë në garat evropiane, veçanërisht në Ligën e Kampionëve.

 

UEFA shpreson se ky veprim do t'i japë një goditje tjetër projektit të Superligës së Europës. Formati i ri “modeli zviceran” i Ligës së Kampionëve nga viti 2024 parashikon 36 skuadra në vend të 32, me një kampionat të vetëm dhe zhvillimin prej dhjetë ndeshjesh ndaj kundërshtarëve të ndryshëm sipas renditjes, përpara se 16 më të mirat të kualifikohen direkt në fazën eliminatore. Pra nuk do të ketë më grupe me 4 ekipe dhe mbledhje pikësh./Ora News/.