Nisin reshjet e para të borës në qytetin bregdetar të Vlorës

Reshjet e borës kanë zbritur mbrëmjen e së shtunës nga veriu dhe zonat malore të Shqipërisë deri në jug të vendit, në qytetin e Vlorës dhe Fierit.

Ndërkohë problem shfaqën edhe zonat në Juglindje të vendit.

Në qarkun e Korçës temperatura më e ulët u shënua mëngjesin e së shtunës deri në -18 gradë Celsius.

Të gjitha akset nacionale atje janë të hapura, ndërsa trashësia e borës varion nga 10cm deri në 40 cm në fshatin Dardhë.

Fshati Panarit vijon të jetë i bllokuar.

Gjithashtu edhe veriu i Shqipërisë është mbuluar nga bora.

Ngricat kanë përfshirë qarkun e Dibrës. Pjesa më e madhe e fshatrave në zonat e thella të Lurës, Selishtës, Kalasë së Dodës, Sllovës, Krastës, Ostrenit, Trebishtit, janë të izoluar dhe rrugët janë ende të pa hapura.

Për shkak të ngricave një pjesë e qytetit të Peshkopisë dhe Bulqizës kanë mungesë të ujit të pijshëm pas ngrirjes së tubacioneve.

Ndërkohë shumë akse në këtë qarkun e janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.