Ekskluzive/ Minorenët po ikin nga Shqipëria. Garlatti: Kemi rritje drastike. Ja çfarë ndodh me ta në Itali

Në fillim të vitit 2012, numri i emigrantëve minorenë shqiptarë që mbërrinin në Itali, e të pashoqëruar nga prindërit ishte vetëm 467,  ndërsa ai i kosovarëve pothuajse i papërfillshëm.

Sot 10 vite më pas, e në këtë fillim viti 2022, numri i minorenëve shqiptarë të vetëm në Itali është gati trefishuar.
Një rritje dramatike dhe e pajustifikueshme që kapërcen bashkëmoshatërt e tyer që mbërrijnë në Itali duke u arratisur nga vendet e origjinës të përfshira nga lufta, uria, thatësira e mbrotja e jetës.

Vit pas viti numri i tyre konfirmohet në krye të statistikave italiane.

Gjatë këtij dhjetëvjecari arriti kulmin në qershor të 2019, me gati 1700 minorenë shqiptarë të pranishëm në Itali, që përbënin mbi 22.2 % të numrit total nga etni të ndryshme e në krye të listës së minorenëve që kërkojnë mbrojtje, strehim, ushqim, shkollim e punësim në Itali. 

Ata kosovarë ishin rreth 359 e të shtatët në listë, baraz me 4.9% të statistikës së  përgjisthshme. Por ndërsa minorenët kosovarë janë reduktuar dukshëm duke zbritur aktualisht në vendin e 13, me 173 minorë e 1.6% të numrit total, ata shqitparë vazhdojnë të konfirmohen në  vendet e para të listës së Ministrisë së Çështjeve Sociale.

Në shifrat e përditësuar deri më sot, nga Ministria italiane e Çështjeve sociale, e të siguruara nga RTV Ora e Ora News, janë 1167 minorenë shqiptarë të strehuar në qëndrat sociale, duke ja kaluar në renditje minorëve emigrantë të mbërritur nga Siria, Afganistani, Mali, Bregu i Fildishtë, Pakistani etj. 

E mëse 10 vite më parë numri i tyre zinte 6.3%  të numrit të përgjithshëm të minorëve të marrë në mbrojtje e të strehuar nga shteti italian, sot më 2022, minorenët shqiptarë të vetëm në Itali përbëjnë 10.5%, me një rritje drastike që rendit Shqipërinë në krye të statistikave italiane dhe pse nuk është një territor lufte e fakteqësish natyrore, e të rinjtë shqiptarë nuk janë në rrezik jete nga konflikte civile, fetare e sociale.

Gjatë kësaj dekade që për Shqipërinë shënon një rrugëtim reformash të orientuara nga institucionet europiane për praninë e saj në BE, realiteti i të rinjve shqiptarë, e mbi të gjitha i minorenëve që duan të largohen nga vendi i tyre, është negativ e tragjik. 

14, 15, 16, 17 vjecarë djem e vajza shqiptarë, që vendosin të braktisin familjet e tyre e udhëtojnë të vetëm drejt Italisë pa ose me lejen e prindërve, për t'i dhënë vetes shansin e një jete më të mirë e familjes një peshë më pak o një ndihmë më shumë në ekonominë e shtëpisë.

E nuk janë të rritur shqiptarë që emigrojnë, janë fëmijë shqiptarë që detyrohen të bëhen të rritur duke braktisur moshën biologjike, dashurinë  e kujdesin e përditshëm të prindërve.

Por ç'ndodh me këtë rinjë kur mbërrijnë në Itali? Çfarë u garantohet? Si mbrohen? Kush janë risqet e jetesë së tyre në një kulturë e shoqëri ndryshe nga ajo e origjinës? 

Mbi këto problematike flet në një intervistë eskluzive për RTV ORA e Ora News, Autoriteti Garant për Minorenët e Adoleshentët në Itali, Doktoresha Carla Garlatti.

Ora News, gazetare Alba Kepi: Ju faleminderit për mundësinë e kësaj intervistë. Cila janë problematikat madhore me të cilat ndeshen emigrantët minorenë të huaj e të pashoqëruar që mbërrijnë në Itali?

Autoriteti Garant për Minorenët e Adoleshentët Carla Garlatti:  Së pari minorenët emigrantë të huaj kur mbërrijnë në Itali janë të vetëm e herë me një histori jete mjaft të rëndë. Shpesh kanë mbi supe një udhëtim prej dy o tre vitesh, gjatë të cilëve janë ndaluar në vende të ndryshme e kanë vuajtur shumë. Janë të rinj që kanë nostalgji për shtëpinë e tyre. Kanë dëshirë për t'u realizuar në Itali, kanë ankthin se u duhet të ndihmojnë familjet e tyre e janë të rinjë minorenë që përfaqësojnë shpesh problematikat e jetesës së tyre në vendet e origjinës.

Ora News:  Pikërisht duke u ndaluar tek vend origjina e tyre,  në statistikat e përditësuara muaj pas muaji e vit pas viti, të autoriteteve italiane, shfaqet shqetësues numri i emigrantëve minorenë e të pashoqëruar që vijnë nga Shqipëria e Kosova. E këto dy vende nuk janë territore lufte, apo të përfshira nga fatkeqësi natyrore. Ju si Autoritet e si Insitucion si e shpjegoni?

Carla Garlatti: Së pari janë vende që kanë një afërsi gjeografike me Italinë, e që shohin në të, një vend që mund t'i jap mundësi punësimi më të mirë se në vendin e tyre të origjinës, por dhe në këndvështrimin e formimit të tyre arsimor. Shqipëria është vend jo anëtar i Bashkimit Europian, ndër më të përfaqësuari për nga numri i studentëve si në Universitet italiane ashtu dhe në shkollat e nivelit të dytë. Pra Italia përfaqëson një vend tërheqës dhe për formimin e tyre. Por jo vetëm, Mos harrojmë se janë mbi 400 mijë emigrantë shqiptarë të rregullt që jetojnë në Itali e që përfaqësojnë për këta minorenë që mbërrijnë pa prindër, një pikë referimi.

Ora News:  Siç e përmendët dhe ju, këta minorenë shqiptarë e kosovarë, të vetëm mbërrijnë në Itali e i përkasin një kulture tjetër, një gjuhe tjetër, një jete ndryshe. Si mund të garantohet  nga ana e autoriteteve italiane një jete e qetë e pa trauma për ta?

Carla Garlatti: Duhet të them se shteti italian ka një legjislacion mbi mikpritjen e emigrantëve minorenë të pashoqëruar, që është mjaft i rëndësishëm e që oforn mjaft instrumentë, ku mbi të gjithë është vecanërisht mbizotërues figura e tutorit vullnetar që emërohet për cdo minorenë emigrantë jo i shoqëruar. Ky tutor vullnetar është një figurë referimi që duhet të shoqëroj minorenin jo vetëm në kryerjen e të gjitha praktikave burokratike që duhen, por mbi të gjitha në qasjen me këtë shoqëri ndryshe që gjen në vendin tonë. Më duhet të shtoj gjithashtu se në strukturat, të quajtura shtëpi familjare ku mikpriten, ka gjithmonë një ndërmjetës kulturor, e minorenët kanë të drejtën e formimit shkollor e kura e kujdes mjekësorë si cdo minorenë italianë e në këtë drejtim nuk ka asnjë dallim nga të tjerët.

Ora News: Ju keni një eksperiencë të vyer në problematikat ligjore me minorenët, Keni drejtuar Gjykatën e Minorënve në Trieste për shumë vite. Një nga problematikat e minorenëve të pashoqëruar shqiptarë e kosovarë, është risku i tyre me botën e krimit, e jo pak herë përfundojnë në faqet e kronikës së zezë. Si mund të evitohet ky rrezik duke qënë se mbi të gjitha i mungon pike e tyre  e referimit sic është familja?

Carla Garlatti: Nuk mendoj se minorenët shqiptarë e kosovarë janë veçanërisht të qasur me këtë risk, përkundrazi shfaqen si punëtorë të mirë, si muratorë, zdrukthtarë etj. Pa dyshim ka dhe grupime me këtë devijim siç janë dhe për etnitë e tjera të minorenëve. Po minorenët e pashqorëruar me kombësi marokene, rumune e shqiptare shfaqen në shumë se etnitë e tjera në këtë devijim negativ, pro jo kaq të dallueshëm nga minorenë italianë. Pra nuk është një fenomen që preokupon më shumë shqiptarët o kosovarët. 

Por ajo që dallon vecanërisht është fakti se minorenët shqiptarë e kosovarë që mbërrijnë në Itali nuk janë vërtetë të gjithë të pashoqëruar, edhe pse prezantohen si të tillë. Janë në shumicën e rasteve minorenë që dhe pak muaj mbushin moshën madhore, pra 18 vjeç, shoqërohen nga prindërit deri në kufi, si për shembull deri në afërsi të Triestes, në mënyrë që të përfitojnë nga mundësitë që shteti italian u ofron. Për këtë motiv ka pasur dhe procese gjyqësore për mashtrim në dëm të shtetit italian. Personalisht unë mendoj se kemi të bëjmë me të rinj minorenë që largohen nga vendi i tyre për arsye të lidhura me vështirësi ekonomike që po kalojnë e limite të tjera që ata kanë.

Ora News: E mbi këtë fenomen, pra emigrime minorenësh të pashoqëruar që në fakt shoqërohen ngra prindërit, si është bashkëpunimi juaj me autoritetet shqiptare? A analizohet ky fenomen?

Carla Garlatti: Bashkëpunimi është mjaft i mirë , Ka pasur takime isntitucionale mes Minisrisë së Brendshme e Ministrisë së Cështjeve Sociale dhe autoriteteve shqiptare. Autoriteti Garamt për minorenët e adoleshentët në Shqipëri ka bërë kërkesa për të lehtësuar procedurat për rikthimin e minorëve shqiptarë e futjen e tyre në një rrugëtimi studimi e punësmi. Pandemia ndoshta ka frenuar këtë bashkëpunim, por që është i mirë arritur. Duhet thënë se minorenët shqiptarë janë shumë të pakët që duan të largohen nga Italia. Rrallë herë ikin nga ky vend e ndryshe nga c'ndodh me minorenët afganë o të etnive të tjera.

Ora News: Duke iu referuar statistikave të fundit që ju zotëroni, si prezantohen minorenët shqiptarë? A vgazhdojnë të jenë në vendet e para të listës së kombësive?

Carla Garlatti: Fotografia e të dhënat që unë kam të përditësuar deri më 30 nëntor 2021, në Itali janë të regjsitruar në qëndrat e mikpritjes për minorenëve të pahsoqëruar, 1167 shqiptarë, Ka pasur një rritje domethënëse të numrit të tyre nga viti 2016 deri më qershor 2019 kur arritën gati në 1700 e më pas lidhur dhe nga pandemia, kemi një ulje në rreth 700 minorenë shqiptarë më pak. Ndërsa në fund të vitit 2021 shihet një rritje domethënëse e shqiptarëve minorenë të vetëm në Itali, sic dëshmojnë pra dhe shifrat që thashë më sipër.

Ora News: E për ta mbyllur. Pas mbushjes së moshës madhore pra 18 vjecë, cfarë ndodh me këtë të rinjë të huaj të vetëm në Itali? Merr fund detyrimi i shtetit italian ndaj tyre apo ka një kujdesje që vazhdon t'i shoqëroj deri në momentin e një autonome të tyre në jetë?

Carla Garlatti: Sic ju thashë është  figura e tutorit vullnetarë që vazhdon t'i ndjekë, por është gjithashtu e parashikuar e ashtuquajtura vazhdimësi administrative, që do të thotë se nëse minoreni ka nisur një formim profesional, duhet ta përfundoj e do të vazhdoj të ketë kujdesjen e instrumenteve që ofron shteti italian deri në moshën 21 vjeçare.
Sa i takon të rinjve të pashoqëruar shqiptarë e kosovarë, shumë herë ata kanë pikat e tyre të referimit në Itali e sapo mbushin moshën madhore, preokupimi kryesor është marrja e lejes së qëndrimit të rregullt e kovertimi i saj nga minorenë në leje qëndrimi për studim o punësim. E në këtë moment shfaqen dhe pikat e tyre të referimit në Itali, pra janë familjarë e të afërm që deri në atë ditë nuk njiheshin se ekzistonin, por menjëherë pas marrjes së lejes së qëndrimit bëheshin të gjallë.