"Është i pafajshëm, gjithçka është gënjeshtër", thotë gruaja e priftit që përdhunoi 17-vjeçaren

Bashkëshortja e priftit, i cili akuzohet se ka  përdhunuar në mënyrë sistematike një 17-vjeçare në Greqi ka dalë në mbrojtje të burrit të saj, duke thënë së prifti 37-vjeçar është i pafajshëm dhe se denoncimi i adoleshentes është i rremë.

“Është i pafajshëm. Nuk ka bërë asgjë. Çdo gjë që  adoleshentja pretendon  është gënjeshtër dhe kjo  do të vërtetohet. Është i pafajshëm, do e them deri në fund”, tha gruaja e priftit të akuzuar.

"Është bërë modë denoncimi i përdhunimit", thotë avokati i priftit

“Nuk ka asnjë dokument, asnjë material fotografik që provon  kontaktin  me priftin”, duke theksuar se nuk ka dokumente dhe prova që të vërtetojnë krimin e përdhunimit, tha fillimisht avokati i priftit, Andreas Theodoropoulos .

Madje avokati i priftit tha në mënyrë karakteristike se paditë për përdhunime janë bërë modë, që pas denoncimit  të Sofia Bekatorou, i cili  bëri bujë në shtetin helen.

“Ne kemi paradoksin e mëposhtëm: Kemi një denoncim  dhe asnjë mjet prove, asnjë mesazh. Nuk ka asnjë provë që ai i ka dërguar asaj një foto të organit të tij gjenital.? Prifti i mohon akuzat sepse nuk ka prova. Është bërë modë të raportosh përdhunime! Kur vajzat janë nën presion psikologjik, duhet ta raportojnë menjëherë, jo të presin tre, katër apo pesë vjet”, thotë avokati i priftit.

Ndërkohë, mediet greke kanë publikuar detaje nga përdhunimi i 17-vjeçares nga prifti 37-vjeçar, baba i tre fëmijëve.

Sipas dëshmisë së adoleshentes, 17-vjeçarja ka përjetuar një ferr të vërtetë, me priftin i cili ka abuzuar seksualisht me të në mënyrë sistematike, duke e kërcënuar dhe frikësuar.

Sipas Prwto Thema, dyshohet se prifti e ka përdhunuar 7 herë adoleshenten, ndërsa e shantazhonte me video, për t'i mbyllur gojën.

Edhe pse ngjarja ka kohë që ka ndodhur rreth një vit më parë, adoleshentja ka denoncuar priftin vetëm para pak ditësh. Si rrjedhojë prifti është arrestuar për përdhunimin e 17-vjeçares.