Bie nga lartësia ku po punonte, humb jetën 59-vjeçari në Tiranë

Një 59-vjeçar gjeti vdekjen në Tiranë gjatë një aksidenti në punë.

Policia thotë se rreth orës 13:00, në rrugën "Gjergj Legisi", dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi K. K, 59 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.