Basha lajmëron takim me demokratët e Durrësit, mbështetësit e Berishës e presin me protestë: I shitur!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2022, 16:57
Lulzim Basha ka lajmëruar se në orën 17:00 ditën e sotme do të zhvillojë një takim me demokratët e Durrësit në Pallatin e Kulturës "Aleksandër Moisiu."
Por mbështetësit e Berishës kanë vendosur ta presin me protesta. Jashtë pallatit ndodhej një grup që mbështeste Bashën dhe një grup kundër tij.
Ata janë mbledhur jashtë Pallatit të Kulturës ku pritet të zhvillohet takimi i Bashës dhe po e presin me thirrjet "Basha ik!"
"Lulzim Basha është i shitur."
U desh ndërhyrja e policisë që dy grupimet mos përplaseshin fizikisht me njëri-tjetrin.
