"Shqipëria në monizëm", Berisha: Lul Brava qëndron pas aferës së “5 Majit” dhe portit të Durrësit

Nga Mirdita ku zhvillloi një takim me demokratët, lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Shqipëria ndodhet në një monizëm. Madje ai tha se situata është më e keqe së në vitin 1991 dhe kjo si shkak i bashkëpunimit të Edi Ramës me Lulzim Bashën. Ky i fundit, tha Berisha, është dhe njeriu që gjendet pas aferave me lagjen “5 Maji” në Tiranë dhe portin e Durrësit. Ish-kryeministri shigjetoi dhe presidentin turk Erdogan për deklaratat e tij në Kuvendin e Shqipërisë.

Nga Foltorja e Mirditës, lideri historik i PD-së, Sali Berisha, tha se Shqipëria ndodhet në një monizëm. Madje ai tha se situata është më e keqe së në vitin 1991.

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha solli shembuj të asaj që e quajti pseudopluralizëm.

"Sot më shumë se kurrë një mision i madh, të përmbysim sistemin monist në Shqipëri, të rivendosim lirinë dhe vlerat e saj."

Nga ana tjetër ai sulmoi pasardhësin e tij në krye të PD-së, Lulzim Bashën, për të cilin tha se qëndron pas aferave me rindërtimin tek zona e "5 Majit" në Tiranë dhe tek porti i Durrësit.

"Pse është mynxyrë pseudopluralizmi? 800 mijë metra katrorë në portin kryesor të Durrësit duan të ndërtojnë pallate një arab i falimentuar në shumë vende të tjera me Edi Ramën dhe Lulzim Bravën. Kush kërkon të na e shesë ne për pluralizëm Lulzim bravën, Lulzim bunkerin, Lulzim klimikun? Çfarë lidhje kanë këta me lirinë e shqiptarëve? Këta do të shkelmojnë çdo votë tonën dhe ne duhet ti shporrim sa më parë nga pushteti këtë bandë, këtë klikë kriminale."

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, foli nga Mirdita edhe në lidhje me vizitën e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Nga Mirdita, Berisha tha se Rama po sjell influencat e rrezikshme në vendin tonë, si ajo e Erdoganit, e megjithatë përfaqësuesit diplomatikë amerikanë në vend nuk po reagojnë.

Vetë Sali Berisha e bojkotoi fjalimin e presidentit turk Erdogan në Kuvend, për shkak të ndërhyrjeve që ka bërë ai në proceset zgjedhore në Shqipëri.