Pesë humbje jete dhe 2,230 të infektuar me Covid në Shqipëri, në 24 orët e fundit

Pesë qytetarë kanë humbur jetën në vendin tonë si pasojë e Covid në 24 orët e fundit, ndërsa pozitivë kanë rezultuar 2,230 qytetarë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të infektuarit  që kanë ndërruar jetë janë një qytetar nga Elbasani 60 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 60 dhe 77 vjeç, një qytetar nga Rrësheni 77 vjeç, një qytetar nga Saranda 80 vjeç.

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 6,598 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2,230 qytetarë, në këto bashki:

1053 në Tiranë, 133 në Shkodër, 91 në Durrës, 74 në Fier, 66 në Vlorë, 52 në Sarandë, 49 në Elbasan, 47 në Gjirokastër, 44 Lushnje, Berat, 40 në Kamëz, 37 në Vorë, Korçë, 35 në Krujë, 28 në Lezhë, Tepelenë, 24 në Pogradec, 23 në Kuçovë, 22 në Gramsh, 21 në Skrapar, 19 në Patos, 18 në Kurbin, 17 në Peqin, 16 në Mallakastër, 15 në Divjakë, 13 në Dimal, 12 në Kavajë, Devoll, 11 në Vau Dejës, Mirditë, 10 në Dibër, Mat, 9 në Pukë, Kukës, Belsh, 8 në Malësi e Madhe, 7 në Përmet, 6 në  Delvinë, Kolonjë, Cërrik, 5 në Fushë-Arrëz, Has, Këlcyrë, 4 në Tropojë, Shijak, Selenicë, Memaliaj, 3 në Rrogozhinë, Rroskovec, Konispol, Dropull, Poliçan, Librazhd, 2 në Klos, Himarë, Prrenjas, 1 në Finiq, Libohovë, Maliq.

Ndërkohë në të gjithë vendin janë aktivë me Covid 24,436 pacientë.

Gjithashtu janë shëruar 1,894 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 218,679 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Janar 2022)

Raste të reja ditore         2,230

Të shëruar në 24 orë      1,894

Të shtruar në spitale       146

Humbje jete në 24 orë    5

Testime ditore                 6,598

Testime totale              1,621,211

Raste pozitive                 246,412

Raste të shëruara           218,679

Raste Aktive                      24,436

Humbje jete                         3,297

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            11,288

Fier                 1,913

Elbasan          1,707

Durrës            1,644

Shkodër          1,761

Vlorë                1,498

Gjirokastër      1,192

Korçë                984

Berat                 958

Lezhë                908

Dibër                  306

Kukës                 277