Basha me demokratët e degës 8: Berisha si viroza ka ciklin e vet. S'ma lejon edukata të vë demokratët kundër njëri-tjetrit

Kryetari i PD-së Lulzim Basha mbajti një takim me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike në degën 8 të Tiranës ku argumentoi edhe një herë se vendimi i tij për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar ishte I drejtë dhe i duhuri.

Madje 8 janari vërtetoi edhe një herë këtë.

Lulzim Basha: “A mund t’i falja unë Edi Ramës kënaqësinë e një përplasje me demokratët si ajo që u përpoq të bënte Sali Berisha me ata pak njerëz që për karrigen e tyre janë gati të djegin Shqipërinë me datë 8 janar? A mund t’ia lejoja vetes time në radhë të pare, që ky që më njihni si çunin e lagjes tuaj, edukatës time familjare, sensit tim si demokrat që në momentin e parë që ka lind kjo parti e jo më pastaj përgjegjësisë që më keni ngarkuar si kryetar i Partisë Demokratike t’i vija demokratët kundër njëri-tjetrit?

Berishën e krahasoi me virozën që do bëjë ciklin e vet që ka fillim dhe fund dhe se demokratët gjithnjë e më shumë e kanë kuptuar.

Lulzim Basha:  "Jua kam thënë në fillim kush më ka pyetur, jo nuk e bëj. Lëre të shfryjë. E di që është plot me mllef, me zemërim, me gënjeshtra, por e keqja do ta bëjë ciklin e vet si çdo virozë, do të ketë edhe koston e vet si çdo virozë. Por, nuk luftohet duke i vënë demokratët përballë njëri-tjetrit dhe kjo është arsyeja besoj e kuptoni shumë mirë. 8 janari ua ka hapur sytë të gjithëve se pse kam marrë atë vendim dhe pse ai ishte vendim i drejtë. Dhe kjo është një arsye më shumë se pse sot jemi bashkë, jemi shumica absolute këtu e strukturave drejtuese, nesër do të jemi edhe më shumë siç ishim dje, siç ishim para 4 apo 5 ditësh, siç do të jemi nesër sepse demokratët nuk janë bashkë as për emrin, as për karrigen, as për famën e një njeriu të vetëm. Janë bashkë sepse tek bashkimi jonë shohin dhe gjejnë forcën për t’u bërë më të mirë, më të fortë, më të gatshëm që t’i përgjigjemi kujt? Kërkesave të shqiptarëve.”

Basha ftoi demokratët të ndahen nga kultura dhe hijet e të shkuarës dhe nuk duhet të lejojnë përçarjen.

Lulzim Basha: ”Ne sfidave nuk u jemi trembur asnjëherë. Kundërshtarit edhe kur ka qenë dhe ka patur siç ka sot, të gjitha mjetet, nuk i jemi trembur asnjëherë. E dinë që i fryn tam-tameve të përçarjes sepse duan ta përçajnë Partinë Demokratike pikërisht sepse është pengesa e vetme mes të keqes dhe shpresës së shqiptarëve për ndryshim, mes një shteti plaçkë e një pakice politikanësh, oligarkësh dhe kriminelësh dhe një shteti në shërbim të qytetarëve. Por ne nuk do ta lejojmë siç nuk e kemi lejuar ku me mençuri, ku me vendossmëri e ku të jetë e nevojshme me të dyja bashkë e me çdo sakrificë.

Ndërkohë vizioni jonë për të nesërmen që e shpjegojmë sa e sa herë kur ka fushata, në fakt është vision i lindur nga nevojat e shqiptarëve dhe bashkë me detyrën tonë për të shëruar plagët e hapura padrejtësisht ne do të bëjmë gjithçka që të krijojmë një aleacë sa më të gjerë të mundshme me qytetarët e t’u themi me të vërtetë politika e mashtrimit, e gënjeshtrës, e shpifjes ju ka lodhur siç do të lodhte çdo njeri normal, çdo popull normal të Europës.

Por mos e humbni shpresën. Sepse ne jemi të vendosur dhe po e tregojmë me vepra, jo me fjalë që një politikë ndryshe po vjen e cila i ka dhënë tashmë provat e para dhe do të japë edhe më shumë prova dhe bashkë më të gjithë shqiptarët e ndershëm që janë shumica absolute e këtij vendi.