Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka aksidentuar për vdekje një 68-vjeçar.

Blutë bëjnë me dije se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.I, 36 vjeç.

"Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

- A. I.,36 vjeç, pasi ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. Rr., 68 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën."

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.