Ngrin Shqipëria, dhjetëra fshatra në Dibër të bllokuar, mungon energjia elektrike

Reshjet e dëborës kanë pushuar në të gjithë vendin tonë, ndërsa kjo gjë ka bërë që temperaturat  të ulen ndjeshëm. -18 gradë ka shënuar tremometri në Korçë, ndërsa dhjetëra fshatra janë të izoluuar e pa energji elektrike në Dibër.

Ndërprerja e reshjeve të dëborës mbrëmjen e së premtes ka bërë që të ulen ndjeshëm temperaturat në të gjithë vendin tonë.

Ngricat kanë përfshirë pothuajse të gjithë qakun e Dibrës.

Pjesa më e madhe e fshatrave në zonat e thella të Lurës, Selishtës, Kalasë së Dodës, Sllovës, Krastës, Ostrenit, Trebishtit, janë të izoluar dhe rrugët janë ende të pa hapura.

Janë prej 48 orësh pa energji elektrike Njësitë Administrative Lurë, Selishtë, Luzni, Sllovë në Dibër dhe në Bulqizë pa energji janë Krasta, Ostreni, Trebishti dhe një pjesë e fshatrave të Fushë Bulqizës.

Për shkak të ngricave një pjesë e qytetit të Peshkopisë dhe Bulqizës kanë mungesë të ujit të pijshëm pas ngrirjes së tubacioneve.

Ndërkohë shumë akse në këtë qark janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Ndërkohë problem shfaqen edhe në juglindje të vendit.

Në qarkun e Korçës, temperatura më e ulët u shënua mëngjesin e së shtunës ku vlerat kapën -18 gradë Celcius.

Të gjitha akset nacionale atje janë të hapura, ndërsa trashësia e borës varion nga 10 cm deri në 40 cm në fshatin Dardhë.

Fshati Panarit atje vijon të jetë i bllokuar.