Foltorja në Rrëshen, Berisha: Nëse Shqipëria do votonte si Mirdita, PD do ishte në pushtet
Ish-kryeministri, Sali Berisha, riktheu foltoret këtë të shtunë. Ndalesa e parë ishte Rrësheni.
Takimi me mirditorët demokratë po zhvillohet në Pallatin e Kulturës.
"Nëse Shqipëria do të votonte si Mirdita, PD do të ishte në pushtet sot" tha Berisha duke shtuar se sot ndodhemi në një monizëm të shëmtuar.
"Sot ka një thirrje të madhe nga ky vend për çdo shqiptar, sot me shumë se kurrë një mision i madh ju thërret ju. Të nxjerrim, të largojmë, të përmbysim sistemin monist në Shqipëri, të rivendosim lirinë dhe vlerat e saj" shtoi ai.
Sipas tij, paralelet me fundin e diktaturës komuniste janë identike.
Por Ramiz Alia, shtoi ai, nuk arriti të merrte peng opozitës siç ndodh sot.
"Sot kanë marrë peng me afera korruptive një njeri që demokratët e shkarkuan në referendum. Edvin Kristaq Rama, ky bastard i bllokmenevë hoxhistë e mban atë si kryetar të PD, e rrethon me një hordhi gardistësh, kriminelë e banditë për ta mbrojtur. Bën lojën më makabre për lirinë e shqiptarëve, lojën makabre me pseudopluralizimin."
Duke e akuzuar Bashën si peng të Ramës, Berisha tha se revolucioni demokratik është i domosdoshëm për të shmangur asgjesimin e opozitës.
"Kjo ka vetëm një qëllim, të lërë këtë vend pa opozitë dhe kjo është mënxyrë. Në çdo vend qeveritë bëjnë gabime, kanë një shkallë korrupsioni por është opozita ajo që qëndron në anën e qytetarëve dhe i denoncon ato. Këto tre muaj po shohim së bashku ato që nuk kemi parë kurrë në jetën tonë.
Shohim se shkojnë dhe u rrafshojnë shtëpitë me një vendim qeverie që nuk ndodh kund në botë, për të ndërtuar pallate. Bota e krimit e bashkuar. Pallat Kapllani i Lul Bravës me hajdut Veliajn e PS. 800 mijë metra katrorë në portin kryesor të Durrësit që ka të sintezuar më shumë se çdo entitet tjetër historinë e këtij kombi në 3000 vite, tani duan të dërtojnë pallate një arab i falimentuar në shumë vende të tjera me Edi Ramën dhe Lulzim Bravën.
Ky qëndrim i yni është një mision i madh, i njëjti me 30 vite më parë. Duhet të përmbushim këtë revoluicion demokratik deri në fitoren tonë. Kush kërkon të na e shesë për pluralizëm Lulzim bravën, Luzlim bunkerin , Lulzim kimikun, çfarë lidhje kanë këta me lirinë e shqiptarëve. A duhet të pranojmë ne siç kërkojnë të na imponojnë 1958 vota për 5004 vota? Edi Rama më i sinqertë, nuk bën votime prerazi nga 2009. Kurseu Lulzim brava në paftyrësinë e tij ekstreme se në këtë sallë nuk jemi 500 vetë por 5000 vetë.
Kjo do të thotë se ne nuk votojmë dot kurrë me ta, duhet ti shporrim sa më parë nga pushteti këtë bandë, këtë klikë kriminale.Jemi në një moment kritik dhe kyç, ose do ti themi lirisë liri dhe do qëndrojmë për garantimin e saj ose do rregullisemi në honet e historisë dhe ky vend do boshatiset. Shqipëria është në një agresion të krimit sa kurrë ndonjëherë më parë".

