Berisha për vizitën e Erdogan: Vëllazërinë e kemi brenda kombit, të tjerët i kemi miq
Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi sërish vizitën e presidentit turk Erdogan në vendin tonë.
Ai u ndal te deklaratat e tij për vëllazërinë, duke nënvizuar se Shqipëria ka pranuar islamin europian.
Berisha tha se Shqipëria jashtë ka miq, ndërtesa vëllazërinë e ka brenda kombit.
Berisha: Vjen presidenti i Turqisë, i mirëseardhur. Por në parlament pasi kërcënon qytetarët shqiptarë për FETO-n thotë se në vëllazëri ka rregulla. Në doktrinën fetare islame zhvillohet koncepti i vëllazërisë por jo i kombit. Ne shqiptatët se kemi pranuar kurrë këtë, kemi pranuar islamin europian. Po të jetë për vëllezër janë katolikët e Mirditës, ortodoksët e Korçës, të cilët kanë gjak shqiptar sepese kështu kanë qenë gjithnjë. Unë isha fëmijë, babai im ishte praktikant sunit mysliman por në familje festonim të gjithë shenjtorët. Ata janë miq por vëllezër nuk janë. Të gjitha për interesa kriminale të Edi Ramës që njëherë deklaron se jam lider katolik, njëherë ortodoks dhe njëherë myslimanë. Fenë mund ta ndërrojë sa herë të dojë por vëllazërinë e kemi brenda kombit, të tjerët i kemi miq.
