Përçarja shkon në KQZ/ Lulzim Basha largon Ivi Kason se mbështeti Berishën, Celibashi i tregon derën

Kryekomisioneri Shtetëror ka larguar nga KQZ të besuarin e Sali Berishës, duke njohur në këtë mënyrë Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike. Ndërsa Komisioni Rregullator u ka dhënë 15 ditë partive politike për fushatë zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Karrigia e përfaqësuesit të Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është kthyer në betejën e radhës mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Në këtë përballje Institucionale, PS kishte zgjedhur të mos ishte i pranishëm, madje duke lënë edhe një vend bosh, e cila u përdor nga opozita.

Shefi i selisë blu me anë të një shkrese i ka kërkuar kryekomisionerit që të zëvendësojë Ivi Kason me Indrit Sefën, si përfaqësues të tij në KQZ.

Por i besuari i ish-kryeministrit pretendon se ky institucion nuk duhet ta marrë në konsideratë këtë shkresë, pasi sipas tij, nuk është më kryetar i PD.

I gjendur në mes të “luftës” politike ndërmjet demokratëve, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi pas zgjedhjes së bëri u detyrua t’i tregojë tregoi derën Ivi Kasos.

Ivi Kaso: Prej datës 11 dhjetor 2021 jo vetëm nënshkruesi i letrës drejtuar KQZ nuk është më kryetar i PD, por me vendim të 4935 delegatëve të Kuvendit Kombëtar sigla dhe vula e PD kanë ndryshuar në raport me ato që janë depozituar në KQZ në procesin e 25 prillit. Pasi të njihem me letrën mund të mbaj dhe një qëndrim zyrtar.

Ilirjan Celibashi: Jemi në një marrëdhënie institucionale mes KQZ dhe PD si një parti politike. Ai që është përfaqësues ligjor i saj e demnonstruar deri sot nga aktet zyrtare ka konsideruar cilët do jenë përfaqësuesit e saj në KQZ. Për ju kjo ishte fjala e fundit në lidhje me këtë çështje dhe me vazhdimin e  mëtejshëm të mbledhjes. Opinionet dhe mendimet e PD në lidhje me këto akte janë ato të cilat prezantohen nga Indrit Sefa dhe Marash Logu. Një kopje e këtyre akteve do tu vihet në dispozicion.

Edhe pse demokratët e Lulzim Bashës  kërkuan më shumë kohë për të bërë fushatë elektorale, Komisioni Rregullator, edhe me votat e anëtarëve të opozitës, mendon se data 19 shkurt është e mjaftushëm për partitë politike.

Me 25 janar zyrat e gjendjes civile duhet të bëjë publike listën e zgjedhësve për 6 bashkitë. Në të njëjtën ditë duhet të plotësohen nga partitë politike edhe anëtarët të 13 KZAZ-ve.

Komisionerët e Qendrave të Votimit do të duhet të përcaktohen deri me 11 shkurt, ndërsa për grupet e numërimit partitë politike do të kenë edhe 3 ditë kohë më shumë.

Partitë politike dhe komitetet nismëtare do të mund të regjistrohen si subjekte zgjedhore nga data 28 deri në 31 janar.

Pas miratimit të subjekteve zgjedhore nga KQZ, koalicionet kanë afat 24 orë për t’u regjistruar.

Ndërsa dokumentet e kandidimit paraqiten në KQZ për bashkitë Shkodër, Durrës dhe Lushnje, si dhe në KZAZ për bashkitë Vorë, Dibër dhe Rrogozhinë, nga data 6 deri në datën 9 Shkurt.

Përçarja shkon në KQZ/ Lulzim Basha largon Ivi Kason sePërçarja shkon në KQZ/ Lulzim Basha largon Ivi Kason se