Aksidentoi për vdekje të moshuarin dhe e hodhi në kanal për të fshehur gjurmët, arrestohet 48-vjeçari

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga Avni Hysën 48-vjeç, pasi ky person dyshohet se e ka aksidentuar për vdekje një 83-vjeçar dhe më pas e ka hedhur në kanal për të zhdukur gjurmët. 11 ditë pas aksidentit fatal, blutë kanë arritur që të zbardhin ngjarjen e rëndë të ndodhur në segmentin rrugor fshati Thane-Elbasan.

Policia e Elbasani ka bërë të mundur arrestimin e 48-vjeçarit Avni Hysa.

Sipas uniformave blu ky person me datën 11 janar ka aksidentuar për vdekje shtetasin Alush Sinkolla 83-vjeç dhe më pas e ka hedhur në kanal për të fshehur provat.

Pas aksidentit, 48-vjeçari kishte mundur që të largohet nga vendndgjarja duke zhdukur provat e aksidentit.

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur në segmentin rrugor fshati Thanë- Elbasan,  ku një 83-vjeçar ishte gjetur i pajetë në kanal, ndërsa strukturat e policisë pas një pune hetimore arritën që të zbardhnin ngjarjen.

Policia njoftoi se u bë e mundur edhe gjetja dhe sekuestrimi  i mjetit tip "Audi" që autori Avni Hysa  dispononte dhe me të cilin shkaktoi aksidentin me pasojë jetën e 83-vjeçarit.

10 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga aksidentet rrugore vetëm në 3 javët e para të 2022.