Vendoret, Haxhimali: Do ndikojnë në atmosferën brenda kampit opozitar. Meta nuk u tregua korrekt politikisht
Më 6 mars do ta mbahen zgjedhjet vendore në 6 vbashki të vednit tonë.
Në një intervistë për Ora News, Kryetari i Shoqatës së Bashkive, Agron Haxhimali, tha se në vendin tonë është krijuar një klimë politike aspak e favorshme.
Agron Haxhimali: Është një klimë politike as e favorshme dhe aspak e shëndetshme. Përsa i përket arkitekturës së shtetit, për mënyrën se si qeveriset, për institucionet e saj situata lë shumë për ët dëshiruar. Nga pikëpamje ekonomike lë shumë të dëshiruar. Nga pikëpamja ekonomike ne jemi një vend shumë problematik, ku mbi 600 mijë shqiptarë jetojnë mbi 5,5 dollarë në ditë të ardhura.
Sipas tij këto zgjedhje do ndikojnë në kampin opozitar pasi mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, ka përçarje.
Ndër të tjera ai tha se Meta këto zgjedhje duhet t’i kishte dekretuar në momentin që doli vendimi i Gjykatës që hodhi poshtë kërkesën e shoqatës së bashkive.
Agron Haxhimali: Këto zgjedhje e prishin atmosferën brenda kampit opozitar. Sepse aty ku ka përçarje, palët përplasen me njëri-tjetrin. Të dy grupeve në PD zgjedhjet e 6 marsit ua bëri dhuratë Meta. Nëse do të kishte qenë i drejt Meta, këto zgjedhje duhet t’i kishte dekretuar në momentin që doli vendimi i Gjykatës Kushtetuese që hodhi poshtë kërkesën e shoqatës.
Ai tha se Meta politikisht nuk ka luajtur mirë.
Agron Haxhimali: Për presidentin mjaftonin 48-orë pas datës 2 dhjetor për t’i dekretuar këto zgjedhje. Juridikisht presidenti është korrekt, politiisht nuk ka luajtur mirë.
