I dënuar me 10 vite burg në Itali, arrestohet në Tiranë 34-vjeçari
Policia e Tiranës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale "Tentativë vrasje" dhe "Armëmbajtje pa leje".
Klodjan Troci, 34 vjeç, banues në Tiranëk, u arrestua për llogari të Italisë, ku është dënuar nga autoritetet italiane me 10 vjet burgim.
"Specialistët e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firence/Itali e ka dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “Tentativë vrasje” dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga Kodi Penal italian" njoftoi policia.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

