Harta e re gjyqësore, ish-ministri Halimi i parashtron 6 pyetje KLGJ-së: Projekti pa studim, kohë dhe fonde
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2022, 09:01
Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka ngritur problemet që paraqet harta e re gjyqësore.
Duke parashtruar 6 pyetje për Këshillin e Lartë Gjyqësor, si organi propozues i saj, Halimi thotë se projektit i mungon studimi i fizibilitetit, koha kur do të shtrihet dhe fondet.
Në bindjen e tij, parimi i optimizimit të burimeve publike dërmohet dhe nuk përmirësohet.

