Pro-amerikan? Berisha i kujton Bashës dosjet Muzin dhe Toyota Yaris: Me lobimin ju bë presion nga SHBA
Ish-kryeministri, Sali Berisha, ju rikthye edhe njëherë akuzave ndaj Bashës lidhur me dosjet Muzin dhe Toyota Yaris.
Duke folur nga Rrësheni, lideri historik i demokratëve tha se Bashës i është bërë presion nga SHBA me anë të dosjes së ‘Nick Muzin’ për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD.
E megjithatë shtoi Berisha, marrëveshja e tij me Kim nuk zgjidhi problemin se kjo aferë nuk mbyllet kurrë.
Berisha: Lulzim Brava po përdor këto kohë kartën e pro-amerikanit. Le ta pranojmë jo që është pro-amerikan por ka dhe pasaportë amerikane. Por ai është njeri i inkkriminuar, me ligjet amerikane do të shkonte në një nga burgjet më të egra për ato që ka bërë. Dosja Nick Muzin është një nga dosjet me historinë më kriminale në lobim. Ai ka bërë transferta të dënueshme me ligjet shqiptare dhe amerikane.Atij në Shqipëri ia mbylli Edi Rama procesin.
Në SHBA, kur prokuroria shqiptare kërkoi dosjen e Nick Muzin dhe dëshminë e tij, i cili ishte një person i ngatërruar në histori të tjera.Dosja erdhi dhe Lulzim Brava u thirr dhe iu dha: me këtë dosje këtu dënohesh të paktën 12 vite, por akoma më rëndë mund të dënohesh atje. Zgjidh e merr. Ose largo Sali Berishën, ose dorëzo veten tënde. Natyrisht pranoi të parën. Por a e zgjidhi problemin? Nuk e zgjidhi. Zonja arriti një marrëveshje me peng-Bashën. Por SHBA është vend i lirisë dhe ajo aferë nuk mbyllet kurrë. Do e ndjekë gjithë jetën e tij,” tha Berisha.
Të njëjtin fat do të ketë edhe "Toyota Yaris" sipas tij.
Berisha: Afera tjetër "Toyta Yaris", del ish-ministri i Brendshëm në parlament dhe thotë ditën e shtunë do vijnë 5 mln euro në Durrës. I them si e the këtë, e dekonspirove operacionin. Faktikisht eurot erdhën por ata që i prisnin u arratisën nga Shqiopëria. U u pagua Lul Brava për të dekonspiruar operacionin, sa u pagua, u nisën 5 mln dhe Lulz Brava ka dorë në 2 milion, duhet ta sqaronte prokuroria e Tiranës. Edi Rama nuke lejoi, e mbylli dosjen duke dënuar vetëm një person. Por prokuroria e Belgjikës e ka thirrur 5 herë dhe do ta thërrasë edhe 10 herë derisa ti japë ndëshkimin e merituar. Është një person i inkriminuar që e pret ligji dhe vetëm ligji.
Berisha ju rikthye edhe projektit të ndërtimit të kullave te selia e PD, duke e akuzuar Bashën se ka shitur truallin në këmbim të një kulle për vete.
Berisha: Po demokratët që u gazuan aty. Çfarë thotë parku i katër hajdutëve, katër kullave. Kulla e Edvin Ramës, Lal Plehut, Lul kimikut dhe ligj Fushës. Ka shitur truallin, territorin për të ndërtuar kullë për vetë. Nuk na impresionon fare ky që qenka pro-amerikan. Çdo pro të jetë ky është një njeri i përshtatshëm para ligjit për të shkuar atje ku e meriton dhe do të shkojë. Historia do faktojë këtë dhe ne do insistojmë në vendosjen e shtetit ligjor në Shqipëri.
Berisha insistoi se nuk ka asgjë personale në këtë betejë.
Berisha: Ndihma e Zotit pushka e Hotit. Edhe unë ndihma e Zotit, penda ime. Unë i dal zot vetes dhe dinjitetit tim. Kur të mos i dal Zot dinjitetit tim nuk meritoj të ekzistoj. Nuk kam nevojë për mbështetjen e askujt, nuk kam kërkuar ndihmën e askujt. Por po luftoj me ju për të rikthyer lirinë dhe sovranitetin. Ky është misioni. Nuk ka asgjë të përbashkët me një betejë me Lul Bravën.

