Mesazh me tritol në Fushë Krujë, shpërthim në derën e dyqanit të vëllait të Enver Stafukës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2022, 23:01
Një sasi tritoli ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në derën e dyqanit të Naim Stafukës në Fushë Krujë, vëllait të Enver Stafukës që figuron i zhdukur prej vitesh.
Ngjarja ka ndodhur 22:05.
"Në derën e dyqanit të shtetasit N.S, është vendosur një sasi lënde plasëse, ku nga shpërthimi ka vetëm dëmtim të derës së dyqanit"njoftoi policia.
Ora News mëson se bëhet fjalë për 200 gr tritol. Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe vijon punën për verifikimin e rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e autorëve.
