Berisha flet për zgjedhjet dhe fton deputetët demokratë: Në bazë keni marrë votat, Lul kimiku mund tu ketë marrë…
Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi nga Rrësheni vendimin për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore dhe ftoi demokratët të marrin pejsë në primare për të zgjedhur kandidatët.
Ai ftoi deputetët pranë Bashës të zbresin në bazë ku kanë marrë votat se nuk i ka zgjedhur Basha.
Madje hamendësoi se atij vetëm mund ti kenë dhënë (para).
Berisha: Kemi vendosur në këto 6 bashki të marrim pjesë, do ti caktojë qytetari. Do bëhen zgjedhje në struktura, do të jeni ju që do ti caktoni. I ftoj të gjithë demokratët të marrin pjesë në primare, ti kthejnë shpinën sa më shpejt Lul kimikut. I ftoj deputetë të vijnë te ju se ju i keni votuar nuk i ka votuar Lul kimiku. Lul kimiku mund tu ketë marrë… E keni vetë parasysh tani, mos ta them.
Nga ana tjetër ai nënvizoi se Shqipëria nuk duhet të bëhet vasale e akujt.
Berisha: Jemi këtu se jemi në tokën tonë, nuk mund ti bëhemi vasalë askujt. Për të qenë të tillë duhet të jemi njerëz të lirë. Këta të cilët kanë përjashtuar votën nga ju, kanë përjashtuar lirinë, janë sharlatanë të papërtypshëm.

