Aktivistët LGBT ngecin sërish, hungarezët do t’i drejtohen referendumit për ligjin që mbron fëmijët
Disa aktivistë të komunitetit LGBTQ kanë protestuar përpara qeverisë hungareze kundër një referendumi që do të ndalonte shfaqjet LGBT për fëmijët në media dhe shkolla.
Një grup aktivistësh për të drejtat LGBT kanë protestuar përpara qeverisë hungareze lidhur me ligjin që ndalon shfaqjet homoseksuale nëpër medie dhe në shkollë për të miturit.
Parlamenti hungarez miratoi ligjin në korrik të vitit të shkuar me argumentin për të mbrojtur fëmijët nga promovimi i komunitetit LGBTQ.
Në muajin prill pritet që hungarezët do t’i drejtohen referendumit për të dhënë qëndrimin e tyre me miratimin e ligjit nga qeveria.
Aktivistët thonë se ndihen të diskriminuar nga ligji që sipas qeverisë ndalon promovimin e komunitetit LGBTQ.
"Qeveria aktuale ka targetuar komunitetin tonë, njerëzit LGBTQ, duke na vënë në rrezikun e diskriminimit madje edhe dhunës. Ne kemi dëgjuar shprehjen e transfobisë dhe homofobisë prej vitesh, përmes të cilës ata përpiqen të nxisin shoqërinë kundër nesh".
Ligji i miratuar nga Kuvendi ndalon vetëm shfaqjet homoseksuale vetëm për të miturit.
Partia e kryeministrit konservator Viktor Orban ka deklaruar se nuk ka ndërmend të ndalojë orientimin seksual te të rriturit, por vetëm do të censurojë shfaqjet homoseksuale për fëmijët.
Lidhur me referendumin aktivistët thonë se referendumi është i stilit rus dhe hodhën akuza se pyetjet e tij ishin homofobike.
"Me ligjin e tyre të stilit rus, qeveria ndalon shpërndarjen e informacioneve rreth njerëzve LGBTQ në libra edukativë dhe medie. Dhe tani përpiqen të justifikojnë veten me një referendum që përmbajnë pyetje trans dhe homofobike".
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, e quajti ligjin hungarez të turpshëm, ndërsa partia konservatore e kryeministrit Orban në një reagim tha se fokusi i tij është promovimi i vlerave të familjes tradicionale.

