Kanabis, armë të ftohta e dhunë në familje, 6 të arrestuar në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit të bluve u arrestuan në flagrancë shtetasit:
- J. H., 26 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa;
- D. L., 23 vjeç dhe J. A., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit në mjetin që shtetasi D. L. e drejtonte në mënyrë të parregullt dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe pasagjerit, shtetasit J. A., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. U., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (thikë).
-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. Ç., 52 vjeç, për veprën penale "Dhuna në familje", pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. L., 53 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
