"25 prilli ndeshje e shitur" Rikthimi i Ilir Metës: Me të hequr kostumin më keni në beteja të vërteta. Nuk jam nga ato që shet ndeshje

Presidenti Ilir Meta u shpreh i gatshëm të rikthehet në betejat politike pas mbarimit të mandatit si kryetar shteti. Këtë hap e shikon si domosdoshmëri në kushtet kur sipas tij vendi ka nevojë për lidership real.

Ilir Meta: "Do të vazhdojmë deri më 24 korrik.Mezi po pres të shpëtoj nga shoqëruesit, makinat e policisë para prapa se nuk I duroj dot. Mezi po më pret populli I 2 Marsit. E unë mezi po pres që ti jap më të mirën time atij populli të mrekullueshëm që ka nevojë për lidership. Ama zgjedhjet më të para pasi të heq kostumin e zi më keni në beteja të vërteta. Ilir Meta nuk është nga ata që shet ndeshje.

Presidenti Meta tha se 25 prilli nuk ishte ndeshje e fituar, por ndeshje e shitur.

Nuk ka fituar ka qenë ndeshje e shitur pa filluar. Ilir Meta nuk është nga ato që tradhëton popullin por është me popullin e 2 marsit” tha Meta nga qyteti i Korçës ku ndodhej në ceremoninë e vlerësimit të 4 artistëve të Korçës. 

Meta refuzoi të komentonte nëse 21 Janari po përdoret politikisht.

U shpreh për promovimin e zonave turistike të Korçës por simbolikisht u shpreh se delet duhet kujdesur për delet që rrezikohen nga ujqërit.