Borë e acar nga veriu në jug / Moti i keq përfshin vendin, temperaturat do të shkojnë -17 gradë celsius


Rikthimi i reshjeve të dëborës ka shkaktuar rrugë të bllokuara e vështirësi në qarkullim në të gjithë vendin.

Në veri, Rruga e Arbërit nga Ura e Klosit deri në Qafë Murriz nuk është e kalueshme.

Të gjitha akset e tjera në Dibër janë të hapura por qarkullimi në to duhet të bëhet më zinxhirë.

Përdorimi i tyre rekomandohet në segmentet rrugore Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës, Peshkopi-Draj Reç-Kukës.

Vështirësi të mëdha janë hasur edhe në jug. Për shkak të pranisë së borës në rrugë me dhjetëra automjete u bllokuan në Njësinë Administrative Çërravë në Korçë.

Ndërsa në Grabovicë mjetet përfunduan jashtë rrugës.

Reshjet e dendura dhe mungesa e angazhimit nga kompanitë kontraktore sollën probleme edhe në Qafë Plloç.

Stuhitë e dëborës shkaktuan dëmtime edhe në rrjetin e shpërndarjes së energjisë.

Prefekti i Dibrës, Nexhbedin Shehu, njofton se në disa fshatra ka probleme në furnizim.

"Kemi pasur ndrëprerje të energjisë elektrike në disa zona, zona e Derdhës, e Ostrenit, e Reccit, e Klasë së Dodës, e Maqellarës."

Pa energji kanë mbetur edhe banorët e njësive administrative Ujmisht, Bushtricë, Grykë- Çajë, Tërthore, fshatrat Shishtavec, Novosej, Zapod si dhe banorët e Kukësit dhe Hasit.

Meteorologët parashikojnë së në ditët në vijim temperaturat do të zbresin 17 gradë nën zero, situatë që pritet të sjellë ngrica e akuj në rrugë e për pasojë më tepër vështirësi në qarkullim.

Borë e acar nga veriu në jug / Moti i keq përfshin vendin,