Zgjedhjet e 6 Marsit në Dibër/ Kandidatët e mundshëm të PS dhe Bashës, Berisha ende asnjë emër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2022, 12:30
Në kampet politike kanë nisur të përfliten emrat me të cilët partitë do të përfaqësohen në zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 6 mars 2022 në qytetin e Dibrës.
Burime jo zyrtare për Ora News bëjnë me dije se mazhoranca ka propozuar 4 emra: Agron Cara, Shkëlqim Murrja (Aktualisht kryetar i komanduar) , Agron Cerri(Kryetar i PS Dibër) si dhe Hysen Uka (Përgjegjës i zyrës së gjendjes civile Qarku Dibër).
Ndërsa në kampin blu është propozuar avokati Gentian Sadiku, avokatja Esmeralda Beça, Shkelzen Qoka dhe Jeton Kaloshi.
Ndërsa nga Grupi i Rithemelimit nuk ka ende asnjë emër të propozuar.
