Bora "pushton" Shqipërinë/ Çfarë duhet të bëni në rast bllokimi nga dëbora? Disa këshilla praktike

Vendi jonë është pushtuar nga dëbora dhe temperaturat e ulëta  nën 0 ditën e sotme, duke shkaktuar kështu ngrica në rrugë, e probleme në qarkullimin e mjeteve.

Për këtë arsye Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka publikuar disa këshilla praktike  për banorët e zonave ku parashikohen reshje bore dhe temperatura shumë të ulëta.

Çfarë duhet të bëjmë para bllokimit nga dëbora:

• Të sigurojmë ushqimin për familjen dhe kafshët shtëpiake të paktën për dy javë.

• Të sigurojmë nga ngrirja rrjetin e tubacioneve të ujit të pijshëm.

• Të sigurojmë mjetet e ngrohjes për të gjithë periudhën e dimrit.

• Të pastrojmë vazhdimisht çatitë e banesave nga shtresat e dëborës.

• Të sigurojmë veshje të trasha për fëmijët dhe të moshuarit.

• Të kemi një paketë të ndihmës së shpejtë për çdo rast emergjent.

• Të sigurojmë një aparat telefoni celular dhe një bateri për atë.

• Të kemi numrat e shërbimeve emergjente një nga telefonat e linjave celulare.

• Të sigurojmë një mjet ndriçimi me bateri, të pavarur nga rrjeti elektrik.

Çfarë duhet të bëjmë gjatë bllokimit nga dëbora:

• Të sigurojmë vazhdimisht ngrohje të banesës.

• Të sigurojmë ndriçim të pandërprerë në dhomën ku kemi të moshuar, fëmijë apo persona të sëmurë.

• Të vendosim kontakte me të afërmit dhe t’i ndihmoni në rast fatkeqësie.

• Të mbajmë të hapur rrugën në oborret brenda shtëpisë.