Bora bllokon rrugën e Arbrit në Qafë të Murrizit, devijohet qarkullimi
Reshjet e borës që kanë rënë gjatë natës kanë bllokuar rrugën e Arbrit nga Ura e Klosot deri në Qafë Murriz. Si rrjedhojë është ndaluar qarkullimi i mjeteve.
Për momentin është e kalueshme vetëm rruga e vjetër e Milotit, njofton shefi i sektorit të policisë rrugore, Angjel Zefi.
Angjel Zefi: "Segmenti rrugor i rrugës së Arbrit nga Ura e Klosot deri në Qafë Murriz për momentin është bërë i pakalueshëm dhe është bërë devijimi i trafikut nga rruga e vjetër e Milotit.
Është bashkëpunuar me të gjitha firmat kontraktore, akset rrugore në Dibër janë të kalueshme me përjashtim vetëm segmentin rrugore në Qafë të Murrizit. Janë marrë masa për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës. U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë."

