Statistikat e KQZ për zgjedhjet në 6 bashki më 6 mars, kushtojnë 180 milionë lekë
Me dekret të presidentit të Republikës Ilir Meta zgjedhjet e pjesshme vendore që do mbahen më 6 mars do të mbahen në 6 bashki:
1. Bashkia Shkodër, qarku Shkodër;
2. Bashkia Dibër, qarku Dibër;
3. Bashkia Durrës, qarku Durrës;
4. Bashkia Vorë, qarku Tiranë;
5. Bashkia Rrogozhinë, qarku Tiranë;
6. Bashkia Lushnjë, qarku Fier
Janë 940 qendra votimi në 6 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet e 6 marsit dhe kosto e tyre shkon në 180 milionë lekë. Celibashi tha se nëse Sali Berisha kërkon që të propozojë emra që do të kandidojnë me logon e Partisë Demokratike, duhet të paraqesë një sërë dokumentesh, një prej tyre nga gjykata e Tiranës që përmban të dhënat mbi partinë politike.
Statistikat e KQZ
Sipas statistikave te KQZ zgjedhjet do te mbahen ne 13 KZAZ dhe 648.536 votues thirren në votim.
