Kukësi me urgjencë të re, mjekët: Do rritet cilësia e shërbimit për qytetarët

Në Kukës është hapur Urgjenca e re spitalore. Mjekët thonë se  investimi do të rrisë cilësinë e shërbimit për qytetarët. Spitali i Rajonal i Kukësit pritet të përfundojnë punimet brenda këtij viti por problem mbetet mungesa e mjekëve specialistë për të cilët autoritetet tonë se po negociojnë me Kosovën.

Mjekët do të ushtrojnë detyrën në kushte më të mira ndërsa qytetarët do të marrin shërbim më cilësor.

Të premten u inaugurua Urgjenca e re e Spitalit të Kukësit.

Shefi i Urgjencës Emin Ferhati tha se investimi u jep mundësi mjekëve të ofrojnë shërbim me standarde më të larta.

"Është vizioni për një shërbim shëndetësor ndryshe duke lënë pas një epokë e cila ka pasur nevojë për korrigjimet e nevojshme."

"Mundësia për të ndihmuar të sëmurët është njëlloj si në gjithë vendet perëndimore."

Punimet në spitalin rajonal pritet të përfundojnë brenda këtij viti por problem mbetet mungesa e mjekëve.

Për të zgjidhur këtë problematikë po bisedohet edhe me ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë.

"Shumë shpejt  qarku i Kukësit dhe banorët  e këtij qarku do kenë një spital në kushtet bashkëkohore."

Ndërtimi i korpusit spitalor po realizohet në dy faza, me një fond totale 3 milionë euro. Faza e parë përfshin ndërtimin e Urgjencës, rehabilitimin e ish-Urgjencës që do të kthehet në maternitet dhe ngritjen e 3 sallave të reja të Kirurgjisë.

Kukësi me urgjencë të re, mjekët: Do rritet cilësia e