Aksi Pogradec-Korçë i vështirë për tu kaluar, ende asnjë borëpastruese nuk ka kaluar

Aksi Pogradec-Korçë është mbuluar nga dëbora, e për pasojë lëvizja në këtë rrugë është e vështirë. Burime për Ora News, mësojnë se deri më tani nuk ka kaluar asnjë borëpastruese.

Problematika të vogla janë shënuar edhe në Qafë Thanë për momentin.Ndërkohë  mësohet se policia ka mbërritur në Qafë Plloçë për të ndihmuar në qarkullimin e mjeteve.

Policia u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

Aksi Pogradec-Korçë i vështirë për tu kaluar, ende

Aksi Pogradec-Korçë i vështirë për tu kaluar, ende