Rama: Me Metën president zgjodhëm të keqen më të vogël. Tallet me njerëzit, shpërndan dekorata boshe
Kryeministri Edi Rama në komunikim me qytetarët në facebook tha se Meta po tallet me njerëzit duke shpërndarë dekorata boshe.
“Çfarë mund të bëjë Ilir Meta veçse të shpërndajë dekorata?! Tallje e madhe me ata njerëz . Dekorata pa asnjë kuptim e asnjë përmbajtje. Dekorata boshe”
Ndërkohë nga Meta përmes një prononcimi për median paralajmëroi kthimin në betejën politike duke i quajtur zgjedhjet e 25 prillit të shitura.
"25 prilli nuk ishte ndeshje e fituar, por ndeshje e shitur!" tha Meta duke shtuar: “Ama zgjedhjet më të para pasi të heq kostumin e zi më keni në beteja të vërteta. Ilir Meta nuk është nga ata që shet ndeshje. Ilir Meta nuk është nga ato që tradhëton popullin por është me popullin e 2 marsit”
Rama iu përgjigj dhe pyetjeve të qytetarëve se pse e zgjodhën Metën president.
Edi Rama: Ilir Meta është zgjedhur president me votat e tij, jo me votat tona. Ne nuk kishim votat për të zgjedhur presidentin se po ti kishim votat nuk do zgjidhnim Ilir Metën president. Por nuk I kishim dhe në mes një të keqeje si ajo e zgjedhjes së Ilir Meteës dhe të keqes së futjes së vendit në kaos zgjodhëm të keqen më të vogël. Për më tepër me bindjen që ti jepnim opozitës presidentin. Kur Ilir Meta nuk e kishte nxjerrë kokën publikisht por fare qartësisht jashtë kamerave si ishte aty një kolonë e pestë e opozitës dhe e frontit të kundërshtisë me PS-në dhe me mua.